Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete

2023-03-20 18:38:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, ku një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Happening now...