Execution of Behar Sofia in the middle of Tirana, the Supreme Court makes the decision for the perpetrators of the crime

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursinë e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenti Behar Sofia, në shkurt të vitit 2021 pranë “piramidës” në Tiranë, duke lënë kshtu në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në 16 shtator të 2024.
Janë dënuar me nga 30 vite burg secili: Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza, ndërsa Ernjet Shyti, i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, e njëherësh ekzekutor, është dënuar me 7 vite heqje lirie, pra në total ata janë dënuar me 127 vite burg.
Mbi pesë të akuzuarit rëndon vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë organizuesi dhe urdhërusi i vrasjes së biznesmentit Jemin Shera është dënuar me 35 vite burg në mungesë.
Kujtojmë se Behar Sofia, “padron droge” ashtu si edhe njihej, u vra mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, pranë Piramidës në Kryeqytet, Vrasësi e ndoqi me biçikletë disa metra pranë shtëpisë së tij, i preu rrugën viktimës dhe e qëlloi. I veshur me rroba sportive, kapele, syze dhe maskë mjekësore pasi kreu “misionin” u largua fillimisht në këmbë përpesë urës së Lanës, e më pas po me biçikletë pranë kullave dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit.
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
