“Fluturo lart Kevin”/ I jepet lamtumira të riut shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e maturës në Itali (FOTOT)

19-vjeçari shqiptar Kevin Murataj që ndërroi jetë në një aksident mbrëmjen e së premtes është përcjellë për në banesën e fundit.
“Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti” ishin mesazhet prekëse të shokëve dhe miqve në momentin kur u përcoll për në banesën e fundit.
Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket dhe dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind.
“Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh njëri prej shokëve.
Kryebashkiku i Latisana tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme. I riu u godit për vdekje duke kaluar vijat e bardha. Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.
-
-
-
EMRAT/ Kush është 46-vjeçari që plagosi me thikë gruan në Korçë
5 Qershor, 09:24
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128



