U ekzekutua me plumb në kokë nga vëllai i tij në Itali/ Flet babai i 20-vjeçari shqiptar: Ishte aksidentale

Vrasja tragjike në Ponte dell'Olio, ku 20-vjeçari shqiptar, Enrico Aliaj u qëllua me plumb në kokë nga vëllai i tij 18-vjeçar po vazhdon të hetohet. I ati i Enrico Aliaj ka folur për herë të parë, pasi djali i tij i dytë është nën hetim me akuzën e vrasjes së vëllait të tij.
Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale, raportojnë mediat e huaja.
"Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj.
Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. Mbetet ende për t'u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje dhe pse u largua nga shtëpia.
Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës, e cila rezulton të jetë e paligjshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
