
FOTO/ U vra në atentat, publikohet fotoja e 29-vjeçarit Ermir Dedja

Personi që shihni në foto është Ermir Dedja, 29-vjeçari i cili u vra në një atentat në Durrës mëngjesin e së martës.
Policia e Durrësit ka ngritur dy pista hetimi në lidhje me atentatin ndaj 29-vjecarit Ermir Dedja, atë të konfliktit për prishje pazaresh në fushen e narkotikëve dhe atë të larjes së hesapeve.
Burime nga grupi i hetimit thonë se viktima, me orgjine nga Shijaku dhe banor i lagjes nr 11 Durrës, është person me precedent penal, ku është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.
Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës. Sipas policise, dyshohet se ai ka rënë në pritë në lagjen 18 të Durresit teksa po shkonte të takonte disa shokë të tij.
Grupi i hetimit nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes duke bërë që ekspertët e kriminalistikës të mendojnë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë të cilët dyshohet ta kenë qëlluar 29-vjeçarin nga automjeti teksa ky i fundit ishte duke levizur në këmbë.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën në të cilën ndodhi ngjarja dhe ka ngritur postblloqe në zona të ndryshme të qytetit.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ideas

The SP's political academy, a big joke

State Matura 2025 results, fictitiousness and not improvement

Success has many fathers, failures are orphans!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128