Moti i keq/ Rinisin reshjet e dendura të dëborës në Qafë Thanë, “rruga e florinjtë” Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar, rrëshqitje të tjera dherash e gurësh

Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit.
Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.
Saktësohet se, pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, duke e bërë këtë segment jetik për qarkullimin.
Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.
Për garantimin e qarkullimit, në këtë aks janë vënë në shërbim disa mjete borepastruese, ndërsa temperaturat aktualisht shënojnë 0 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Situata në aksin Qafë Plloçë–Qukës, ose “rruga e florinjtë”, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka rrëshqitje masivi dherash dhe inertesh, ndërsa në shtratin e rrugës po vijon pastrimi.
Dhe në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale.
Raportohet se si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasojë e rrëshqitje së dherave, po ashtu edhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.
Happening now...
The end of the commercial leader, Rama!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
