Gunfight in Bushat, SPAK takes 3 members of the "Bajri" group as defendants

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe u ka komunikuar akuzat Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.
Plani i tyre kriminal nuk u realizua, pasi sapo grupi i atentatorëve është futur në brendësi të fshatit Rranxë, janë sulmuar me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.
SPAK ka ngritur akuzat për vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Pavarësisht se ishte shënjestër e sulmit, kjo nuk e ka shpëtuar Aleksandër Prendin nga akuza. Edhe ndaj tij, prokuroria ka caktuar akuzën e vrasjes në tentativë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.
SPAK, në njoftimin e dhënë në shkurt të vitit të kaluar, sqaron se Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.
Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, pa dëmtime në shëndetin e personave të përfshirë, por vetëm dëmtime të mjeteve.
Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet.
Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër.
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128