Sot Pashët katolike, besimtarët kremtojnë në të gjithë vendin

Besimtarët katolikë në mbarë vendin iu drejtuan katedraleve dhe kishave të ndryshme në qytetet e tyre rreth orës 22:00, ku u mbajtën Meshat e Shenjta të Pashkës. Me qirinj në duar ata u përbashkuan në lutje, duke u përulur në shenjtërinë e kërkimit të dritës, paqes, mirësisë dhe dashurisë.
Në Shkodër Mesha e Shenjtë e Pashkës u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit, drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili bëri thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.
Mesha e Shenjtë në qytetin e Lezhës u mbajt në Katedralen e Shën Nikollit, drejtuar nga ipeshkvi imzot Ottavio Vitale, i cili përcolli mesazhe të shumta, duke vënë theksin te dashuria.
Drejtuesi i Dioqezës së Sapës në Vaun e Dejeës, Atë Mariano Tarantino teksa mbajti Meshën e Shenjtë ftoi besimtarët që në këtë moment gëzimi të zgjasin dorën e pajtimit ndaj njëri-tjetrit.
Edhe në Durrës besimtarët katolik iu drejtuan kishave, ku ndoqën meshat e shenjta, si dhe ndezën qirinj, simbol i mbizotërimit të dritës ndaj errësirës.
Besimtarët e Pukës e pritën vigjiljen e Pashkës në Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit, në meshën e mbajtur nga famullitari Dom Zef Marku, i cili i ftoi besimtarët të hapin zemrën e tyre ndaj Krishtit, për të gjetur paqen shpirtërore.
Kisha e Shën Jozefit në Fushë- Arrëz u mbush plot me besimtarë, si kurrë më parë, të cilët ndoqën Meshën e Shenjtë të Pashkës, duke u lutur në shpresë për ditë më të mira.
Pashka, kjo ditë e shenjtë për besimtarët katolik, simbol i mbizotërimit të dritës mbi errësirën, të jetës mbi vdekjen u kremtua edhe në qytete të tjera, si në Fushë-Krujë dhe Lushnjë, ku drejtuesit e meshave u bënë thirrje besimtarëve ta duan njëri-tjetrin, të përhapin dritën e mirësisë, për të pasur ditë të bekuara dhe zemra të paqta. Pas meshave të së shtunës, mesditën e së dielës besimtarët ndajnë me njëri-tjetrin vezët e ngjyera me bojë të kuqe, që simbolizojnë sakrificën e Jezu Krishtit për njerëzimin.
Happening now...
ideas
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
