“As Kadri Hazbiu nuk i bënte këto”, Spiropali sfidon PS-në pas përjashtimit nga grupi parlamentar: Do ta kisha për nder të isha ‘Flamingo'

2026-11-25 11:33:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“As Kadri Hazbiu nuk i bënte këto”, Spiropali sfidon

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë në një konferencë për shtyp pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke kundërshtuar vendimin dhe duke e cilësuar atë si shprehje të “arbitraritetit ekstrem”.

Gjatë deklaratës së saj, Spiropali iu referua edhe shprehjes “flamingot”, duke e lidhur atë me demokratizimin e partive politike. “Flamingot janë një shprehje për demokratizimin e partive. Do ta kisha për nder të isha flamingoja e parë”, u shpreh ajo.

Duke komentuar mënyrën se si është marrë vendimi për përjashtimin e saj, Spiropali bëri një krahasim me praktikat e së kaluarës, duke deklaruar: “Po çfarë janë këto vendimmarrje të tilla? As Kadri Hazbiu nuk i bënte këto nëpër mbledhje. Këto shprehin arbitraritetin ekstrem”.

E pyetur nëse do të krijojë një parti të re politike apo nëse do të largohet nga Partia Socialiste, Spiropali u shpreh se mbetet një socialiste e bindur dhe se nuk ka ndërmend të largohet.

“Unë jam një socialiste e bindur, jam e majtë, por i konsideroj vetëm shqiptarë të mirë, patriotë. Nuk kam bërë ndonjë turp, kam përfaqësuar Shqipërinë siç duhet. Për t’u larguar duhet të largohen ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, jo unë. Unë nuk kam arsye të largohem”, deklaroi Spiropali.

 

Po ndodh...

ide