2-week ceasefire, Trump: US is working closely with Iran - Warns countries that provide weapons to Tehran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në rrjetin e tij social, Truth Social. Ai tha se SHBA-ja do të punojë me Iranin, “i cili, sipas vlerësimit tonë, ka kaluar një fazë që do të sjellë një Ndryshim të Regjimit shumë produktiv!”
Trump shton se Irani nuk do të pasurojë uranium, dhe SHBA-ja do të bashkëpunojë me Teheranin për “t’i nxjerrë dhe eleminuar të gjitha mbetjet bërthamore të thellë të fshehura (B-2 Bombers)”.
Ai përfundon: “Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne po diskutojmë dhe do të diskutojmë për lehtësimin e tarifave dhe sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat janë tashmë të dakorduara”.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, i cili, sipas vlerësimit tonë, ka kaluar një fazë që do të sjellë një Ndryshim Regjimi shumë produktiv! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit, dhe Shtetet e Bashkuara, duke punuar me Iranin, do të nxjerrin dhe eleminojnë të gjitha ‘mbetjet’ bërthamore të thellë (B-2 Bombers). Kjo është monitoruar nga afër dhe ka qenë gjithmonë nën mbikëqyrje shumë të saktë satelitore (Forca e Hapësirës!). Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne po diskutojmë dhe do të diskutojmë për lehtësimin e tarifave dhe sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat janë tashmë të dakorduara. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje.”
Ndërkohë që në një mesazh më pas ai kërcënon
“Çdo shtet që furnizon Iranin me armë ushtarake do të përballet menjëherë me një tarifë doganore prej 50 % mbi çdo mall të shitur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me efekt të menjëhershëm. Nuk do të ketë përjashtime ose shmangie!” — Presidenti DJT
Ndërkohë pak orë më parë zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se armëpushimi me Iranin është një “marrëveshje e brishtë”, dhe i bërë thirrje Iranit të negociojë me “vullnet të mirë” për një marrëveshje afatgjatë.
Duke folur në Budapest, ku po mbështet kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, para zgjedhjeve kombëtare të së dielës, Vance tha se një marrëveshje është e mundur nëse “iranianët janë të gatshëm me vullnet të mirë të punojnë me ne”.
Por ai paralajmëron se nëse ata “pengojnë edhe këtë armëpushim të brishtë që kemi vendosur të ndodhë, atëherë nuk do të jenë të kënaqur”.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif – i cili ka ndërmjetësuar bisedimet – tha se Islamabad do të presë delegacionet e SHBA-së dhe Iranit të premten “për të negociuar më tej një marrëveshje përfundimtare që të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet”.
Ka pasur raporte nga mediat iraniane se Vance do të udhëheqë negociatat amerikane me Iranin, por ende nuk ka konfirmim nga Uashingtoni, shkruan BBC.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
Cycle: Jobs for Albania! What did time prove to us for Air Albania?
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128