Tragjedia në Greqi, shkon në 5 numri i viktimave/ Skenarët se si u shkaktua shpërthimi në fabrikë, vijojnë ende hetimet

Ka shkuar në pesë numri i viktimave, nga tragjedia e ndodhur në Trikala në Greqi. Një fabrikë e biskotave u përfshi nga flakët, duke shkaktuar pasoja të mëdha. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm është gjetur një tjetër trup i pajetë, duke e çuar në pesë numrin e viktimave.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të ditura ndërsa ekspertët vijojnë hetimet. Në momentin që ndodhi zjarri 13 punëtorë ndodheshin në fabrikë dhe tetë prej tyre arritën të largoheshin.
Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur dhe skenarët që po shqyrtohen nga autoritetet përfshijnë dështime teknike, defekte në infrastrukturë apo edhe gabime njerëzore. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të sqaruar shkaqet, indikacionet e para tregojnë se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm për të shkaktuar dëme kaq të mëdha dhe për të lënë pas tragjedi njerëzore.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

