“Dashuria e vjetër nuk harrohet”, Dash Sula i përgjigjet Berishës: E kam ish-babë shpirtëror
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha e përmendi në Kuvend. I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sula nuk i ka kursyer batutat, ndërsa e cilësoi Berishën si një ish-baba shpirtëror në politikë.
“Jam i lumtur. Dashuria e vjetër nuk harrohet, kështu që z. Berisha më ka për zemër që më përmend. Sigurisht edhe unë e kam pasur për zemër shumë. Nuk e harroj. Nuk mund të harrosh ish-babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë”, u shpreh Sula.
Ai komentoi edhe largimin e një pjese të figurave nga Partia Demokratike, duke thënë se fatkeqësisht Berisha i ka përzënë.
“Z. Berisha ka kuptuar që një pjesë të mirë të njerëzve në PD, fatkeqësisht i ka përzënë. Mua mund të më quajë të pavlefshëm, nuk po them për veten time, por edhe shumë të tjerë, në momentin që i përzë...”, deklaroi Dashnor Sula. (A2 Televizion)
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

