Itali, partia e gjeneralit Vannacci nën hetim, për shkelje të ligjit që ndalon rikrijimin e partisë fash*ste

2026-11-18 23:05:00 / BOTA ALFA PRESS

Itali, partia e gjeneralit Vannacci nën hetim, për shkelje të

Prokuroria e Romës ka hapur një dosje për partinë “Futuro Nazionale”, të themeluar nga gjenerali dhe eurodeputeti italian Roberto Vannacci, pas një kallëzimi ku pretendohet se formacioni politik mund të ketë shkelur ligjin, i cili ndalon rikrijimin e Partisë Fashiste.

Kallëzimi është paraqitur nga Sindikata e Ushtarakëve italianë, e cila ka ngritur dyshime për aktivitetin e partisë. Sipas raportimeve, dosja i është kaluar strukturës së prokurorisë që merret me veprat penale të terrorizmit.

Megjithatë, avokati i Vannaccit, Giorgio Carta, ka minimizuar rëndësinë e kësaj procedure. Ai deklaroi se kallëzimi është regjistruar në modelin 45, regjistri që përfshin akte që nuk përbëjnë ende një njoftim për vepër penale, duke argumentuar se akuzat duken të pabazuara.

 

Po ndodh...