Skema në veprim/ Berisha do vetëm lejet e ndërtimit, Meta mbrojtje nga SPAK, Rama mbijetesë!

2023-08-22 15:45:45 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Skema në veprim/ Berisha do vetëm lejet e ndërtimit, Meta

Nëse Berisha do të donte Partinë Demokratike për të cilën vijon betejën në gjykatë, ai mé 14 maj do luftonte të forconte logon e saj dhe jo logon e Ilir Metës.

Logo e Metës nuk është kurrë logo e demokratëve. Të njëjtën lojë si sot, Meta e ka bëre edhe në 2009-2013. Forcojë partinë, rriti votat e tij dhe në fund i bashkoj me Ramën për të rrëzuar Berishën. Të njëjtën gjë po bën edhe sot Meta. Rriti partinë me votat e Berishës, ka dy komisionerë për të numëruar nesër votat e demokratëve kuksianë dhe me ndihmën e Ramës dhe Celibashit, po fryhet duke thënë; "jam forcë e parë e paparë opozitare" . Pjesa tjetër e Trekëndëshit, Edi Rama, nga ana e tij duket se e ka sfidë jetike Kukësin, për sfumuar skandalin e Gjicit, por edhe për tu treguar socialistëve dhe shqiptarëve se është ende "i fuqishëm", pavarësisht se SPAK po i afrohet oborrit të tij personal. Prandaj dy komisionerët e Metës që do numërojnë votat e Berishës, janë një dhuratë për të. Në fund të fundit Metës i duhet pushtet që prodhon para, se tashmë dihet vetëm ashtu mundet të mbajë partinë ai. Ramës i duhet fitorja. Në fund, të dy janë "win win". Kujtojmë se në vitin 2013, kaluan ndasi edhe më të mëdha me njëri-tjetrin, por për pushtet dhe pasuri u bënë bashkë. Sot, po për hir të pushtetit dhe pasurisë, mund të bashkohen dhe më lehtë. Veçse ka edhe një faktor shtesë sot. Ilir Meta i'a di rëndësinë, ndaj Edi Rama i duhet dëshpërimisht në përballjen me SPAK e cila për atë sapo ka nisur. 

Gjithashtu Ilir Meta e di më mirë se kushdo, se më shumë se për të përfituar ndonjë lejë ndërtimi, Berisha nuk mund të përfitojë dot tjetër gjë në raport me oushtetin, nga ajo copëz parti jo legale që drejton. Meta e a kuptuar, se me SHBA dhe Britanin e Madhe nuk bëhet shaka. Prandaj po përdor Berishën për të forcuar partiçkën e tij. Dhe po ia del më së miri. 

Siç tashmë është e qartë, zgjedhjet e 14 majit sollën 3 fitues dhe një humbës:

Rama fitoj zgjedhjet,

Meta që rriti partinë: 

Familja Berisha që fitoj lejen e ndërtimit të kullës më të lartë në Ballkan:

Kurse ata që humbën, janë demokratët që edhe sot po shohin se si Berisha po ia dhuron bashkinë e Kuksit Ramës dhe njëkohësisht, po i rrit Partinë Metës. 

Kush mendon se Berisha e bën këtë se nuk do bashkpunim me PD e Bashës, e ka shumë gabim. Berisha thjesht po negocion lejen e radhës për kulla në tiranë dhe resorte në bregdet.

Ai e di shumë mirë që s'ka asnjë shans, as të fitojë zgjedhje as të vijë kurrë me në pushtët, me anglo-amerikanët kundër. 

Organizata KÇK, (Kap Çfarë të Kapësh), Rama-Berisha-Meta po funksionon më mirë se çdo koalicion tjetër në botë./Alfapress.al

Happening now...