
Demand, small HPPs. The new price of 10 ALL/kWh starts from January 1, 2023

Priority energy producers request a review of the decision, arguing that the placement in the public service regime has brought them a significant reduction in the expected profit
Priority energy producers, which categorize all hydro plants with an installed capacity of up to 15 MW, are asking the Energy Regulatory Authority (ERE) to review the mid-February decision. The decision set a price of 10 lek for each kilowatt/hour of energy produced by these hydropower plants and thrown into the energy system.
Earlier, the price was 8.56 ALL. The government argued that the increase comes as a form of compensation, due to the imposition of public service obligations for these entities, which had expressed interest in entering the free market.
The association admits that setting the revised price is something positive, but the entry into force in the middle of February is not fair, as according to them it should have entered into force from January 1.
In a request filed with the Energy Regulatory Authority, the Albanian Association of Renewable Energy (AREA) underlines that in itself, the placement of these HPPs in the public service obligation and the delayed onset of price effects causes them to significantly decrease of the expected profit.
Request for Entity, price starts from the beginning of the year
Në shkresë thuhet se në rastin konkret, prodhuesit me përparësi do të dilnin në treg të lirë dhe do ta shisnin energjinë me një çmim shumë më të favorshëm, për shkak të mundësive që ofron sot tregu, ndërkohë që për shkak të detyrimit të shërbimit publik, ata janë të detyruar t’ia shesin operatorit publik FTL.
“Pikërisht, me qëllim kompensimin në një lloj mënyre të këtyre kostove, Qeveria vendosi të miratojë VKM për rritjen e çmimit të energjisë me 10 lekë/kwh.
Duke pasur parasysh se edhe VKM-ja Nr. 67, datë 08.02.2023 “Për një ndryshim të vendimit nr. 687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, të ndryshuar, i referohet çmimit vjetor dhe për gjithë procesin e zhvilluar të bisedimeve për rritjen e çmimit, shikojmë të arsyeshme që ERE të rishikojë periudhën e efektshmërisë së rritjes së çmimit, duke e bërë efektive këtë rritje që më datë 1 Janar 2023.
Sa më sipër referuar, kërkesa jonë legjitimohet edhe nga legjislacioni shqiptar që lejon zbatimin me efekt retroaktiv të një vendimi të qeverisë apo akti tjetër ligjor, në rast se efektet janë në favor të palës së interesuar, siç parashikohet nga neni 105 i Kodit të Procedurave Administrative”, – thuhet në kërkesën e Shoqatës.
Në datë 16 shkurt, Enti miratoi vendimin për metodologjinë sa i takon çmimit të energjisë nga prodhuesit me përparësi, një miratim që erdhi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për këtë pikë.
Por shoqata nënvizon se burokracitë e miratimit të vendimit nuk duhet të krijojnë këtë ngërç, që lidhet me çmimin i cili është vjetor e për rrjedhojë, duhet të nisë zbatimin që në fillim të vitit, duke qenë se qeveria e ka deklaruar këtë që në fund të dhjetorit 2022.
Në atë kohë, zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të nënvizonte se çmimi për këtë kategori do të rritej në 10 lekë/kwh.
Shoqata citon se vendosja e detyrimit të shërbimit publik mbi Prodhuesit me Përparësi, parashikohet nga neni 90 i ligjit nr. 43/2015, i cili në pikën 6 të tij, parashikon se: “Çdo kosto shtesë e shkaktuar ndaj të licencuarit, për shkak të vendosjes së detyrimit të shërbimit publik, pasi vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE-s, me propozim të ministrit përgjegjës për Energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit.
“Ky kompensim do të jetë në përputhje me nenin 47 të këtij ligji”. Neni 47, pika 8, ka parashikuar se me kosto shtesë do të nënkuptohen të ardhurat që i licencuari nuk mund të sigurojë për shkak të vendosjes së detyrimit të shërbimit publik. Kjo do të thotë se shteti merr përsipër të kompensojë edhe fitimin e munguar”, – thuhet në kërkesën drejtuar Entit.
Koncesionarët prodhuan 44.2% të energjisë në 2022, ende 50 kontrata veç në letër
Prodhuesit me përparësi të energjisë dhe ata të pavarur janë bërë një pjesë e rëndësishme e prodhimit të energjisë në vend. Të dhënat zyrtare nga Bilanci i Energjisë i vitit 2022, publikuar nga INSTAT, tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.003 GWh, duke shënuar rënie të prodhimit me 21,9% në raport me vitin 2021.
“Prodhimi u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55,1%, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 44,2% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 0,7% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike”, – thuhet në publikim. Por teksa një pjesë e mirë e këtyre koncesionarëve kanë hyrë në prodhim,
të paktën 50 kontrata koncesionesh për ndërtimin e hidrocentraleve në vend nuk kanë nisur ende ndërtimin.
Në total, sipas të dhënave zyrtare, janë 176 kontrata të cilat në brendi të tyre parashikojnë ndërtimin e një apo më shumë hidrocentraleve. Kjo politikë nisi në mandatin e parë të qeverisë Berisha.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore raportoi se nga regjistri i kontratave që Sektori i Monitorimit të Kontratave Koncesionare monitoron, aktualisht disponohen 176 kontrata koncesioni aktive dhe 88 kontrata me kapacitet prodhues nën 2 MW sipas VKM 822/2015.
“Nga totali prej 176 kontratash të koncesionit: Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një HEC është 114. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 1078.5 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.9 milionë MWh/vit.
Numri i kontratave në fazën e ndërtimit është 13. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 99.6 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 348 087 MWh/vit.
Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 50. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 788.8 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.1 milionë MW”, thuhet në përmbledhje.
Në vitin 2015, qeveria miratoi një vendim që autorizonte hidrocentralet më të vegjël se 2 MW që të kaloheshin vetëm me firmën e ministrit.
Në total, sipas të dhënave zyrtare, janë 88 kontrata të nënshkruara në bazë të VKM-së në fjalë. “Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një HEC është 35. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 42.1 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 150 847 MWh/vit.
Numri i kontratave në fazën e ndërtimit është 10. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 18.9 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 64 331 MWh/vit.
Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 43. Fuqia e instaluar për to është 63.5 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 237 968 MWh/vit”, thuhet në dokument.
Detyrimi i shërbimit publik deri në qershor, stabilizohen çmimet në bursa
Qeveria ka vendosur që gjendja e emergjencës në furnizimin me energji të jetë në fuqi deri në mes të këtij viti. Ajo ishte parashikuar deri në fund të vitit 2022, por duke parë situatën e përgjithshme, ku bursat ende nuk kishin gjetur qetësi në tetor 2022, qeveria vendosi që emergjenca të shtyhej deri më 30 qershor.
Në këtë situatë operatorët e sektorit energjetik që janë publikë do të vijojnë të bëjnë menaxhimin, sipas kushteve të reja të vendosura dhe po kështu edhe prodhuesit me përparësi nuk mund të dalin në treg të lirë.
Kriza e energjisë vijon të jetë një temë jo pak e diskutuar dhe ekspertët në Europë janë ende të dyzuar nëse ky është thjesht një moment ciklik qetësie, për shkak të dimrit të butë dhe rritjes së rezervave të gazit, apo një normalitet i ri më i stabilizuar. Tre vitet e fundit për sektorin po tregojnë se kushtet mund të ndryshojnë brenda ditës, ndaj rreziku i krizës nuk mund të cilësohet se ka kaluar.
Gjithsesi, Bursa Hungareze së cilës i referohet Shqipëria ka pasur në shkurt dhe mars një ecuri më të qëndrueshme me çmime që si në bazë edhe në pik nuk kanë kaluar mbi 180 euro/MWh. Në ditë të caktuara, çmimet janë shfaqur në nivelet normale të parakrizës, por ende nuk mund të flitet për një rikthim të plotë drejt asaj që njihej para verës 2021.
Specifically, on March 7, 1 MW of energy was traded at the base for 139.7 euros, while at the peak, for 152.35 euros. The basic price is calculated at 15.6 ALL/kWh, but if we add here the transmission, distribution and operating costs, the price shows a significant increase./ Monitor
-
Who is to blame for low wages?!
March 19, 10:28 -
ideas

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

The Democratic Party, more the electorate than the party
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128