Today marks 104 years since the election of the Lek, the official Albanian currency

2026-02-16 11:42:58 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Today marks 104 years since the election of the Lek, the official Albanian

Më 16 shkurt të vitit 1922 u emërtua monedha zyrtare shqiptare “Lek”.

Sa i përket prejardhjes së emrit të monedhës shqiptare, ka diskutime të shumta. Por Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton hipotezën e studiuesve italianë në botimet e viteve ‘30 dhe ‘40, sipas së cilës emërtesa rrjedh nga emri i krishterë i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Ndërkaq, ka të tjera hipoteza që diktojnë se emërtesa është vënë në nderim të Aleksandrit apo të Lekës së Madh. Sipas bisedimeve parlamentare në 1922, mes propozimeve kanë qenë “Skënder ose Shqipe”. Deri në vitin 1947, kur u miratua dekretligji përkatës, kartëmonedhat “Frang” do të ishin paralelisht në qarkullim me njësinë monetare “Lek”.

Në 1926, Banka Kombëtare e Shqipnis hodhi në qarkullim serinë e parë të plotë të monedhave metalike, duke themeluar praktikisht sistemin e ri monetar. Prerjet u strukturuan sipas vlerës dhe metalit. Emisioni i vitit 1926 i dha monedhës shqiptare një identitet të unifikuar: prerje të standardizuara, metale të përcaktuara me ligj dhe lidhje të qartë me kartëmonedhat e para të po atij viti.

Më datë 14 korrik 1965, u vendos redenominimi i parasë kombëtare. Raporti i këmbimit u përcaktua qartë: 10 lekë të vjetra të emisioneve 1947 dhe 1957 baras me 1 lek të ri të emisionit 1964, ndërsa 1 lek monedhë baras me 100 qindarka.

Zëvendësimi i kartëmonedhave dhe i monedhave të vjetra me prerjet e reja u krye në mënyrë të shkallëzuar, për të garantuar vijimësi në qarkullim. Procesi nisi më 15 tetor 1965 dhe përfundoi më 31 dhjetor 1965, duke u zhvilluar pa tronditje administrative apo tregtare.

Edhe pse termi “Lek i ri” pati funksion të përkohshëm orientues gjatë kalimit teknik, ai mbeti gabimisht në përdorim për dekada, duke shkaktuar keqkuptime në interpretimin e vlerave.

 

Happening now...

ideas