"A history written in blood can never be erased!", Osmani comes to the defense of former KLA leaders: They are being judged unfairly!

Presidentja Vjosa Osmani në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala në Kosovë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, u shpreh se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”.
Duke folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, që trajtohet në libër, Osmani tha se po bëhet gjykim i padrejtë edhe ndaj “vetë proceseve tona jetike, ndaj lirisë e pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim të cilat u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”.
Osmani tha se lufta “nuk ishte akt i impulsit”, ndërsa tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi “narrativa të rrejshme”.
“Drejtësia e fiton kuptimin e plotë vetëm atëherë kur është e paanshme dhe e ndërtuar mbi fakte të vërteta, por asnjëherë kur ajo ndërtohet mbi narrativa të rrejshme, të njëanshme dhe me synim për ta rishkruar historinë”, tha ajo.
Ajo tha se në Hagë “dëshirojnë ta deformojnë historinë tonë. Një histori e shkruar me gjak, asnjëherë, asnjëherë nuk mund të fshihet e as të shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër”.
Happening now...
ideas
Rama's game with Belinda's three revocable resignations!
The food mafia in Albania, more dangerous than drug traffickers….
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
