Gazi lotsjellës nga qielli mbi protestuesit, droni i rrëzuar në Tiranë zbulon gjurmët e teknologjisë izraelite të përdorur në Gaza

2026-11-28 23:09:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Droni i policisë që "bombardoi" me gaz lotsjellës

Gjatë protestës së sotme, krahas përdorimit të autoboteve me ujë me lëndë irrituese dhe gazit lotsjellës, nga terreni është raportuar edhe përdorimi i dronëve, pa paralajmërim paraprak të qytetarëve.

Një fotografi e siguruar nga terreni pas rrëzimit të një droni, që sipas raportimeve është përdorur për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ngre pikëpyetje mbi teknologjinë që disponon Policia e Shtetit për ndërhyrjet ndaj protestuesve.

Në pllakën elektronike të pajisjes dallohet emërtimi SPECRYS – Crystal Grating Technology, si dhe etiketa me numrin serial SN 304.

Emërtimi SPECRYS lidhet me një kompani izraelite, të identifikuar në raportime ndërkombëtare për prodhimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit lotsjellës nëpërmjet dronëve.

Droni i policisë që "bombardoi" me gaz lotsjellës

Fotografia e pajisjes së rrëzuar përbën një pistë konkrete për të hetuar origjinën e kësaj teknologjie, mënyrën e prokurimit dhe kushtet e përdorimit të saj.

Sipas studimit "The Gaza Strip and Israel “Lethal in Disguise 2”, kompania SPECRYS LTD identifikohet për përdorimin e dronëve me gaz lotsjellës në Gaza dhe Izrael.

 

 

Po ndodh...