"2023 - political year for Montenegro in the European Union"

2023-03-20 15:15:10 / IDE NGA ARDIT GJINALI

"2023 - political year for Montenegro in the European Union"

2023 is finding the Republic of Montenegro in an intense political season, namely in the anticipated Presidential elections and the same early Parliamentary elections caused as a consequence of a political crisis lasting from the end of August 2020, namely the year of the conduct of the previous regular Parliamentary elections. A continuous political crisis, interrupted in short segments of time to deepen in the same constitutional.... the missing filling of seats of the Constitutional Court remains an example of the deepening and consequence that the political crisis has caused in the effective functioning of the Republic;- on the other hand,

The time segment, not only calendar but of essential political importance; - starting on March 19, the first round of the Presidential elections followed by April 2, which is the final round of the same to complete the electoral cycle with early Parliamentary elections to be held on June 11, 2023, as well.

Republika e Malit të Zi, e tilla e shpallur e pavarur pas referendumit të vitit 2006 ka shënuar hapa të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga kapitujt e proçesit të negociatave me Bashkimin Europian; - në të njëjtën kohë, proçesi i Integrimit Euro-Atlantik është plotësuar paraprakisht me anëtarësimin e vendit në NATO , përkatësisht në vitin 2017. Ky vit politik zgjedhor mbetet thelbësor në përcaktimin politik të një qeverie që do të përfundonte rrugën e Integrimit Europian të vendit , përafërsisht në vigjilje të 20-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Një anëtarësim i Malit të ZI në Bashkimin Europian në periudhën politike kalendarike 2025-2026 do të shënonte fillimin e prekshëm të efekteve të përmbushjes së angazhimeve së ndërmarra nga secili shtet, i njëjti do të ishte shembulli pozitiv ndikues drejt vendeve të tjera të Rajonit;- një përmbyllje e pezullive politike që burojnë nga nacionalizmi arkaik.

Shpallja e pavarësisë së Republikës së Malit të Zi më 2006 shënoi fillesën e ndryshimeve thelbësore në rajonin e Ballkanit përkatësisht në shpalljen e mëvonshme të Pavarësisë së Kosovës apo dhe në përparimin e mëtejshëm të vendeve drejt Integrimit....periudha 2006-2013 mbetet periudha e një entuziazmi Europian i dëshmuar në avancimin e rrugës Integruese së secilit vend, i tilli i zbehur në dekadën e fundit , por tanimë i shndërruar në një vëmendje të shtuar të Unionit me qëllimin politik fundor- Integrimin e plotë të vendeve të Rajonit.

Pjesëmarrja e lartë qytetare në raundin e parë të zgjedhjeve Presidenciale, përkatësisht 63.4 përqind ose afërsisht rreth 344.700 votues është shprehja e qartë e një shqetësimi pozitiv qytetar mbi perspektivën perëndimore të vendit ;- kriza politike e vazhdueshme nuk shkurajoi angazhimin për pjesëmarrje në këtë ushtrim demokratik të vullnetit, e njëjta u shndërrua në një mundësi qytetare konfirmuese politikisht zë-lartë mbi drejtimin e pandryshuar kah përmbushjes së reformave Euro-Integruese; - përtej rezultatit të pritshëm zgjedhor kah raundit të dytë, pjesëmarrja e lartë ishte mesazhi që tejkalon emrin fitues të Presidencialeve më 2 Prill, 2023.

Nga ana tjetër, pritshmëria për një rritje të numrit të votuesve në raundin e dytë mbetet realiste në koherencë me angazhimin e shtuar politik jo vetëm të palëve garuese mbi rezultatin përfundimtar, por gjithashtu të gjithë faktorëve të tjerë, përkatësisht politikë dhe etnikë, gjithashtu.

Përtej pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje gjatë raundit të parë, në vend-banime me shumicë shqiptare përkatësisht në Komunën e Tuzit, pjesëmarrja shënoi nivele jo të larta, të tillat jo si shkak shkurajimi prej krizës politike apo interes i munguar politik, por kryesisht prej faktit të parashikueshëm politik mbi pamundësinë e secilit kandidat për të realizuar fitore në raundin e parë zgjedhor Presidencial.

Flukset qytetare me përkatësi etnike Shqiptare do të rrisin pjesëmarrjen e tyre zgjedhore në raundin e dytë zgjedhor, një dëshmi jo vetëm e përgjegjshmërisë qytetare-demokratike, por gjithashtu dëshmi e ndikimit të përcaktimit të një përballjeje elektorale;- përcaktueshmëri që do të rriste statusin politik të faktorit Shqiptar përkatësisht në secilën negociatë politike të së ardhmes dhe në jetësimin e plotë të vizionit të një Republikë shumë-etnike të Integruar në Bashkimin Europian. Një rezultat përfundimtar zgjedhor mbi Presidencialet pritshmërisht i ngushtë shënon rritjen e rëndësisë së secilës votë nga të dy kandidatët dhe mund të shfrytëzohej pozitivisht për rritjen e peshës specifike së faktorit politik shqiptar në vend.

Fryma politike pozitive që buron nga zgjedhjet komunale në Komunën e Tuzit duhet të shndërrohet në një vazhdimësi pozitive të rritjes së bashkëpunimit mes faktorëve politikë Shqiptarë . Raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale mund dhe duhet të jetë vazhdimi i një mendësie pozitive që duhet të jetësohet në një angazhim të përbashkët politik në fushatën e zgjedhjeve të Përgjithshme ku fitorja e tre mandateve Parlamentare nga faktori politik Shqiptar do të garantonte numrat e nevojshëm parlamentarë në mbështetje mbi secilën qeveri pro-Perëndimore që do të votëbesohej në Parlamentin e ardhshëm pavarësisht forcës politike udhëheqëse apo emrit të Kryeministrit të ardhshëm të vendit, gjithashtu.

Ky mandat i ardhshëm qeverisës , përkatësisht 2023-2027 mund të përmbushet i plotë , jo vetëm mekanikisht por gjithashtu thelbësisht në dritën e zhvillimeve të mëtejshme gjeopolitike që do të shënonin Integrimin e plotë të Republikës në numër të vogël në popullsi, por thelbësisht e rëndësishme në kontekstin gjeopolitik në Rajonin e Ballkanit.

Koha politike thërret një vendimmarrje të kujdesshme të faktorit politik shqiptar në Republikën e Malit të Zi, larg qëllimeve afat-shkurtra të qëllimeve vetjake, e njëjta thërret një pjesëmarrje masive të votuesve me përkatësi etnike Shqiptare në secilën prej zgjedhjeve, Presidenciale dhe të parakohshme Parlamentare; - mbetet një moment thelbësisht historik dhe i rëndësishëm ku faktori politik mund të shenjojë politikisht pozitën politike dhe të shndërrohet në një garancë të stabilitetit politik gjatë mandatit të ardhshëm politik, me rëndësi historike, gjithashtu. Momenti politik thërret ndërgjegjen politike për të kujtuar secilën të arritur të deritanishme, me ambicien pozitive shtet-konsoliduese për një rritje thelbësore të rolit të Shqiptarëve si shembulli i një Mali të Zi demokratik dhe shumë-etnik në përputhje me frymën dhe kriteret e Kopenhagenit.

The membership of the Republic of Montenegro would mark an important victory over Russian influence in the Balkan region and a new political journey of the Region as a whole, namely in a new context of a battle won in the conflict in Ukraine, as well.

Happening now...

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128