Roland Bejko, specialist i pushtetit vendor për Tiranën pa anarki, korrupsion dhe non-grata

2023-03-27 09:12:40 / IDE NGA QAMIL GJYREZI

Roland Bejko, specialist i pushtetit vendor për Tiranën pa anarki,

Roland Bejko drejtuesi i departamentit të pushtetit vendor, anëtar i kryesisë së PD-së është specialisti më i mirë i trajnuar në të gjithë Europën për pushtetin lokal. 

Në këtë kontekst Bejko ka shumë avantazhe politike dhe profesionale me kadidatët e tjerë për Tiranën!
Politikani me formim perëndimor Roland Bejko ka një përballje shumë planëshe të madhe dhe me rëndësi historike.

Bejko përfaqëson modelin perëndimor demokrat dhe specialist i pushtetit vendor.
Bejko i duhet të përballet me një Tiranë plot anarki urbane, sociale dhe ekonomike, filluar me një 'projekt anarkik' mbas viteve 2002 nga shefi i Erion Veliajt, Edi Rama!

Anarkia urbane i siguron politikanëve 'urban' si Edi Rama dhe Erion Veliaj edhe pushtetin politik me mbështetjen e oligarkëve, të drogës dhe të fortëve, që nuk janë as të djathë as të majtë.

Formimi perëndimor i Bejkos nuk e pranon 'anarkinë urbane' dhe një Tiranë, që po shkatërrohen cdo ditë vlerat shpirtërore, kulturore dhe materiale!

Roland Bejkos i duhet të përballet me korrupsionin, që është kthyer në mënyrë të 'menduari dhe vepruari' në Bashkinë e Tiranës. Korrupsioni në Bashkinë më të madhe në vend, ka filluar që me drejtimin e Tiranës nga Edi Rama dhe vazhdon edhe sot me Erion Veliaj.

Skandali i fundit me inceneratorët dhe përfshirja e Erion Veliaj dhe stafit të tij, i ka rrënjët në fillimet e drejtimit të Tiranës, nga Edi Rama me skandale dhe korrupsion!
Bejko duhet të përballet gjithashtu me një 'kukull' të Berishës, non grata, Belind Këllici, që komandohet nga Berisha dhe familja e tij!

Pavarësisht se Këllici 'tenton' ta fshehi praninë e Sali Berishës në fushatën e tij për Tiranën, që është vetëm fasadë dhe propagandë!
Prandaj Roland Bejko politikani i ndershëm ka një përballje me termin real, politik dhe menaxherial, 'Trekëndëshi i Bermudës', që i ka rrënjët në Tiranë!

Tiranës i duhet një Kryetar Bashkie si Roland Bejko, mbasi ka ardhur momenti i duhur për ta ndryshuar mbas 32 vitesh!

Modeli i Roland Bejkos duhet të jetë edhe modeli që duhet të prezantojë PD dhe Z Alibeaj në të gjithë Shqipërinë!

Happening now...

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128