
Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë, pritet të zhvillojë vizitë edhe në Kosovë gjatë javës që vjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë nesër Bosnjë dhe Hercegovinë.
Rutte do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.
Sipas njoftimit, Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.
“Në orën 13:00. Deklarata të përbashkëta për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me përfaqësuesit e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Në orën 14:45, fjala e ndjekur nga shkëmbimi i mendimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me studentë në Universitetin e Sarajevës. Deklaratat e përbashkëta për shtyp dhe angazhimi në Universitetin e Sarajevës do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e NATO-s. Deklarata e përbashkët për shtyp do të jetë gjithashtu e disponueshme në EBU Neës Exchange”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë vjen pas tensioneve në këtë shtet, ku presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese, të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilat ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky dekret ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.
Pas Bosnje dhe Hercegovinës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.
Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media./Kosovapress
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128