Agron Kapllanaj: Të bëhemi bashkë për Mallakastrën e të japim mesazh për gjithë Shqipërinë

2023-04-01 20:01:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Agron Kapllanaj: Të bëhemi bashkë për Mallakastrën e

Kandidati i PD në Mallakastër Agron Kapllanaj bën thirrje për bashkimin e demokratëve, sipas tij kjo do të ishte mesazhi më i mirë për Mallakastrën e gjithë Shqipërine. Po ashtu ai shkruan se duhet të jemi indiferent ndaj politikës së vjetër që vetëm baltis dhe mban në vëmendje konfliktin.

Postimi i plotë

Të dashur bashkëqytetare Mallakastriot!
Sot sfidat tona nuk janë të lehta! Pas 10 vitesh keqqeverisje, korrupsion, kriminalitet dhe varfërim, vendi po zbrazet, të rinjtë po largohen. Këtë problem e vuan e gjithë Shqipëria e shumë fort po e vuan Mallakastra!
Sot është momenti për reflektim, sot është momenti për llogari konkrete! Të bëhemi bashkë për Mallakastrën e të japim një mesazh për gjithë Shqipërinë!
Një i zgjedhur vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por ai mund të bëjë diçka shumë të rëndësishme për qytetin e per krahinen e tij. Mund të punojë me ndershmëri dhe këmbëngulje për të tërhequr investime, për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të tij, për të qenë pranë tyre!
Duhet të jemi indiferent ndaj politikës së vjetër, politikës së baltosjes dhe mbajtjes në vëmendje të konfliktit!
Të mendojmë për të ardhmen tonë dhe të votojmë për interesin tonë!
Kemi treguar se sa herë jemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura për Mallakastrën!
Prandaj me zemër ju kërkoi qe edhe në këtë sfidë të radhës të jemi bashke! Të jemi bashkë për të garantuar jo një zyrtar burokrat, por një shërbëtor për qytetin e për qytetarët!
Të bashkohemi për të ndryshuar Mallakastrën, pasi mund të bëhet dhe do bëhet!
Sot Mallakastra, nesër Shqipëria!
I Juaji Agron Kapllanaj

Happening now...