Accused of election corruption, SPAK seeks 27 witnesses in the trial against the mayor of Vau i Dejës

2026-02-19 13:02:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Accused of election corruption, SPAK seeks 27 witnesses in the trial against the

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

SPAK ka kërkuar thirrjen e 27 dëshmitarëve në gjyq, të cilët më herët janë marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesve gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Hetimet nisën pas një materiali të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe një kallëzimi të bërë nga një punonjës i bashkisë. Të dyja këto materiale u bashkuan në një procedim të vetëm penal.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, deklaroi se gjatë hetimeve janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime dhe vëzhgime. Sipas akuzës, Kristian Shkreli u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për rregullimin e linjës së energjisë elektrike, duke kërkuar në këmbim votën për Partinë Socialdemokrate, shkruan VoxNews.

Mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Nga ana tjetër, avokatja e kryebashkiakut, Rovena Gashi, kundërshtoi akuzat, duke theksuar se në të gjitha veprimet hetimore, përfshirë komunikimet dhe përgjimet, nuk rezulton asnjë moment ku i pandehuri të ketë kryer vepër penale.

"Nuk jemi dakord me akuzën, në të gjitha veprimet, komunikimet e përgjimet, janë 500 faqe dhe s'ka asnjë moment që del te i pandehuri Kristian Shkreli te ketë bërë ndonjë vepër penale. Kryetari i Bashkise është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Kristian Shkreli ata. Bëhet fjalë për reshje të shumta shiu që kishin dëmtuar linjën. Ankesa ka shkuar nga vetë banoret tek portali i bashkëqeverisjes, deklaroi ajo.

Avokatja argumentoi se procedura për remontin e shtyllave elektrike nuk është hapur nga kryebashkiaku, por nga OSSH, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për investim të ri, por për një rregullim teknik. Sipas saj, roli i kryebashkiakut ka qenë vetëm përcjellja e shqetësimit të qytetarëve tek drejtori i OSSH-së dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar vota për ndonjë subjekt politik.

 

Happening now...

ideas