David McAllister met the DP group, but not the opposition leader, Berisha: I received the coordinator, I was enlightened by the conversation

2026-02-19 12:29:05 / POLITIKË ALFA PRESS

David McAllister met the DP group, but not the opposition leader, Berisha: I

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi u takuan dje me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të kryesuar nga Kryetari i Komisionit David McAllister, shoqëruar nga 8 eurodeputetë të Parlamentit Europian, por kryedemokrati Sali Berisha nuk ishte pjesë e takimit.

Kreu i Partisë Demokratike, komentoni këtë vizitë duke thënë se u takua me koordinatorin grupit parlamentar të Partive Popullore, ndërsa shoi se ishte një bisedë e jashtëzakonshme.

Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore.

Unë nuk kam funksione në komisionet parlamentare, siç e dini.

Ata vijnë për parlamentin dhe të gjitha takimet i bënë në selinë e parlamentit.

Por në seli tek unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore, pra ai që përfaqëson grupin me të cilin është i afiluar PD.

Dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari përfaqëson të gjithë të tjerët.

Pra, e morët besoj përgjigjen. Kryetari i AFET është përfaqësues i të gjitha grupeve, kurse ai që është përfaqësues i PPE erdhi dhe zhvilloi një bisedë të zgjeruar, por ikën jashtëzakonisht të ndriçuar.

Dhe mund t’u them domethënë se darka me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes së mikpritësit që ata kanë parë ndonjëherë.

Detaje nuk u jap, por do mbahet mend prej atyre burrave dhe grave për shkallën ekstreme të legenosjes, nuk do ta harrojnë kurrë”, shprehet Berisha.

 

Happening now...

ideas