"Kur hyra në parlament, përfaqësohej me Fatos Nanon dhe Dritëro Agollin!"/ Topalli: Nuk e kisha imagjinuar që PS do përfundonte me Zegjinenë!
19 Shkurt 2026, 11:21 / POLITIKË

Deputetja e Partisë Demokratike, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli foli me tone kritike për Partinë Socialiste, që sot përfaqësohet me disa deputetë të rinj, si Zegjine Caushi.
Më nostalgji ajo u shpreh se kur ka hyrë për herë të parë në Parlament, kjo forcë politike përfaqësohej me figura intelektuale, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi e Namik Dokle.
“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
