“Sa të bukur jeni”, Kryemadhi kthen SPAK-un në Bg Brother: Mirin e kam shok, s’jam e pavarur!

19 Shkurt 2026, 11:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“Sa të bukur jeni”, Kryemadhi kthen SPAK-un në Bg Brother:

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës ku do të mbahet paraqesë argumentet në mbrojtje të saj së bashku me Ilir Metën dhe 3 të pandehurit e tjerë.

Megjithatë, siç ka bërë së fundmi, Kryemadhi hodhi sërish batuta ndaj gazetarëve të cilët edhe i filmoi me telefon.

“Ma jep një celular t’i regjistroj edhe unë pak, shih sa të bukur janë. Ma jep një celular, mos u bëj kaq kurrnac me celularin. Jeni yje, yje, si kam ardhur sot si intelektuale. Këta janë yjet e Big Brotherit tim. Pse vetëm ju të filmoni ë, unë të mos ju filmoj”, u shpreh Kryemadhi.

Nuk munguan as batutat e saj rreth Big Brother VIP 5 ku edhe është opinioniste.

“Nuk pyetem pse mbroj Mirin. E kam shok, unë s’jam e pavarur si këto gjykatat këtu. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë gjithë këto letrat gati”, tha ajo.

 

Po ndodh...