Bardhi kërkoi shqyrtimin e kërkesës së SPAK për Ballukun, Peleshi: Nuk kemi shkelur asnjë nen me Këshillin e Mandateve

19 Shkurt 2026, 10:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi kërkoi shqyrtimin e kërkesës së SPAK për

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi replikoi me Gazmend Bardhin, pasi ky i fundit kërkoi shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK.  

Peleshi në seancën e sotme plenare pretendoi se Këshilli i Mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe se është brenda afatit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

“Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kryetari i Kuvendi i bën rregullores, se në fakt nuk ka nevojë shumë për zgjuarsi se është e qartë. Ne e kemi një afat për rregulloren. Veprimtaria e Këshillit të mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat, jemi brenda të afatit.

Për pak ditë, të hënën, do të zhvillomë mbledhjen pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Këshilli nuk është organ vendimmarrës por këshillimor. Kryetari i Këshillit të Mandateve është i detyruar të respektojë opinionet të gjithë palëve. Misioni im është ta mbaj në normalitet kuvendin”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...

ide