I doli emri disa herë në dokumentet e dosjes Epstein, Bill Gates anulon pjesëmarrjen në samitin e AI në Indi

19 Shkurt 2026, 08:59 / BOTA ALFA PRESS

I doli emri disa herë në dokumentet e dosjes Epstein, Bill Gates

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka anuluar një fjalimin që ishte planifikuar të mbante në një samit të inteligjencës artificiale në Indi, disa orë para paraqitjes së tij të planifikuar.

Fondacioni Gates, tha se vendimi ishte një përpjekje për të siguruar që fokusi të mbetej në konferencë, pa dhënë hollësi. Tërheqja vjen pas kritikave të përsëritura për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein, si dhe spekulimeve nëse kjo lidhje kërcënonte të errësonte misionin e përgjithshëm të organizatës.

Lëvizja u bë “pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe për të siguruar që fokusi të mbetet në Samitin mbi prioritetet kryesore të Inteligjencës Artificiale”, tha fondacioni në një postim në platformën e tij X.

Gates më parë e ka quajtur marrëdhënien e tij me Epstein një “gabim të madh” dhe ka thënë se është penduar për darkat me financierin amerikan.

CEO i Fondacionit Gates, Mark Suzman, u tha punonjësve në fillim të këtij muaji se lidhja me Epstein kishte “njollosur” reputacionin e organizatës, sipas një raporti në Financial Times. Përfaqësuesit e fondacionit refuzuan të komentonin më tej mbi vendimin e Gates përtej njoftimit publik.

Samiti i Indisë për Inteligjencën Artificiale filloi këtë javë në Nju Delhi, pjesë e ambicies strategjike të Kryeministrit Narendra Modi për ta bërë vendin më të populluar në botë një fuqi globale në inteligjencën artificiale dhe teknologji.

Kreu i fondacionit për Indinë dhe Afrikën do të flasë në vend të Gates. Microsoft ka njoftuar se do të investojë 50 miliardë dollarë për të nxitur përvetësimin e inteligjencës artificiale në jug të globit.



Po ndodh...

ide