Kthjellime e vranësira gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të enjte
19 Shkurt 2026, 08:15 / AKTUALITET

Ditën e Enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite.
Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë
Po ndodh...
ide
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Nga Mero Baze
Kapja e shtetit edhe elitat shpirtshitura!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
