Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Vizita e David McAllister nuk ishte episod ceremonial, por një akt i qartë rikalibrimi politik. Tre mesazhet e përcjella nga kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian si: përgjegjësia politike në rastin Balluku, rënia në perceptimin e korrupsionit dhe harmonizimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale janë forma klasike të politikave kushtëzuese. Siç dihet BE për vende që kandidat përdor kombinimin e shpërblimit, (hapje kapitujsh), me monitorim të vazhdueshëm. Pra, ndërsa qeveria komunikon progres teknik, Brukseli rikthen fokusin te standardet demokratike.
Konkretisht për kryeministrin Edi Ramën, mesazhi i parë ishte i natyrës institucional, mbrojtja politike e një figure ministrore nën hetim ose nën dyshim publik teston kufirin mes lojalitetit partiak dhe përgjegjësisë qeverisëse. E thënë ndryshe, stabiliteti i pushtetit nuk matet vetëm me numrat në parlamentar por edhe me aftësinë për të prodhuar distancë nga çdo risk që cënon reputacionin apo legjitimitetin e saj. Nëse qeveria perceptohet si mburojë politike për deputet apo ministrat dhe jo model transparencës ,llogaridhënies dhe bashkëpunimit me institucionet e drejtësis, atëherë kostoja e integrimit rritet.
Së dyti, përkeqësimi i treguesve të korrupsionit duke nënkuptuar hendekun e madh mes retorikës së modernizimit digjital dhe rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa promovohen iniciativa teknologjike dhe figura të reja politike si simbol i transformimit administrativ, treguesit ndërkombëtarë japin një tablo më të ftohtë dhe kritike. Sipas raportit të vitit 2025 të publikuar nga Transparency International për Shqipërinë, vendi jo vetëm që nuk ka shënuar përmirësim në perceptimin e korrupsionit, por ka rënë me 11 vende krahasuar me një vit më parë. Kjo diferencë mes narrativës së digjitalizimit dhe performancës reale në integritet institucional ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e reformave dhe mbi aftësinë e tyre për të prodhuar besim publik të qëndrueshëm.
Së treti, ndryshimet e përshpejtuara në Kodin e Procedurës Penale përbëjnë një tjetër pikë tensioni mes qeverisë dhe BE. Reforma ligjore në kontekst integrimi duhet të kalojë nëpër tri filtra, konsultim, proporcionalitet dhe koherencë me acquis communautaire. Shpejtësia pa konsensus politik krijon perceptimin e instrumentalizimit të procedurës. Në teorinë e “rule of law backsliding”, problem nuk është vetëm përmbajtja, por mënyra e miratimit. BE vëzhgon procesin po aq sa rezultatin.
Së fundmi por jo më pak e rëndësishme ishte jo deklarata po xhesti i kreut të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian z. McAllister duke anashkaluar kryetarin e grupit parlamentar Z Berisha në takimin e tij me disa deputet të PD. Takimi i McAllister me deputetët e PD-së, por jo me kryetarin e saj, është praktikë e quajtur ndryshe në literaturë “selective engagement”. Në marrëdhëniet ndërkombëtare kjo përdoret për të ruajtur kontaktin institucional pa legjitimuar individin. Ky xhest përforcoi tezën e lënë në harres me qëllim në PD që Berisha vazhdon të jetë i izoluar për komunitetin ndërkombëtar. Sigurisht një mesazh domethënës për ata që vënë arsyen në punë në PD dhe aspak i rëndësishëm për ata që vetëm veprojnë në atë parti. Protesta në këtë kontekst nuk e ndryshon këtë realitet për këta të fundit por ama vazhdon të mbaj larg të parët, demokratët që mendojnë dhe kuptojnë.
Në planin strukturor pra mund të thuhet se kemi një situatë ku të dy liderët përballen me kufij të vendosur nga aktorë ndërkombëtarë. Rama përballet me kufirin e conditionality-t dhe reputacionit institucional; Berisha me kufirin e legjitimitetit ndërkombëtar. Roli i ndërkombëtarëve edhe në këtë rast dëshmon se nuk është as mbështetës as rrëzues, ata funksionojnë si mekanizëm ekuilibrues në një sistem politik me polarizim të lartë. Por në kontekstin tonë mesazhi i tyre na ndihmon ta analizojmë politikën përtej retorikës së brendshme drejt standardeve të jashtme, ku aty matet realisht pesha politike.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128