Braçe tallet keq me Korreshin: Kujt nuk i pëlqen rrushi e domatet të presë sezonin e preshit

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me tone ironike ndaj akuzave të deputetit demokrat Sajmir Korreshi. Ky i fundit deklaroi se bujqësia ndodhet në ditën e saj më të zezë.
Nga foltorja e Kuvendit, Korreshi ka ironizuar pamjet e shpërndara nga deputeti socialist Erion Braçe nga vreshtat e Lushnjes, duke i kërkuar t’i tregojë sekretin se si zgjidhen problemet me selfie, ndërsa tha se tha mazhoranca se nuk po i ndihmon bujqit, por se po iu bëhet reklamë përmes celularit vetëm atyre që janë me PS-në.
Braçe iu përgjigj duke thënë se Korreshi ka përfituar më shumë se socialistët në Lushnjë.
Ai i përmendi Korreshit shalqinjtë e kastavecat që ka marrë në Parlament si dhe u shpreh me ironi se kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnjë apo shalqiri, rrushi, domatet e me radhë të presë sezonin e preshit se është afër.
“E para mbi të gjitha kur shkohet në fshat nuk i kërkohet teserë partie kujt. Ka disa në këtë sallë që janë demokratë e kanë përfituar më tepër se socialistët në Lushnjë. Ti je i pari (I drejtohet Korreshit). Fenomenet e natyrës nuk varen nga qeveria. Kur njëri në këtë sallë merrte shalqinin e i fuste kastravecin brenda unë kam qenë duke folur për ndryshimet klimatike. Kjo është e para. Së dyti nëse ka në këtë sallë nga ata që mendojnë se ishte vit i keq bujqësor, nuk i ndihmoj dot. Ka një problem me grumbulluesit e grurit që fillon tek unaza e Lushnjës tek kryetari i PD-së zyrtare e që mbaron në Tiranë dhe nga gruri do të fillojë në misër. Kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnjë apo shalqiri, rrushi, domatet e me radhë të presë sezonin e preshit se është afër.”
-
Me grupimin e Berishës apo të Bashës? Ja çfarë thotë Tabaku
2 Tetor, 19:21 -
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


