Me grupimin e Berishës apo të Bashës? Ja çfarë thotë Tabaku
2 Tetor 2023, 19:21 / POLITIKË

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend do të bëjë opozitë. E pyetur se ku është e pozicionuar mes dy grupimeve të demokratëve, ajo tha se është votuar për të dhënë një alternativë në parlament.
“Unë jam e pozicionuar duke bërë opozitë, sepse më kanë votuar të jap një alternativë në Parlament. Nuk e kam përdorur kurrë foltoren e Parlamentit për debatin tonë të brendshëm.
Kam preferuar që më shumë të flas duke bërë opozitë se sa të bëhem pjesë e debatit. Betejën nuk e kemi mes vetes, e kemi me kundërshtarin me qeverinë”, tha Tabaku nga studio e News 24.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



