Shmangu turpërimin e Realit në Kupën e Mbretit, Mbape lumturon 3 tifozë të vegjël në fushën e blertë

18 Dhjetor 2025, 11:30 / SPORT ALFA PRESS

Shmangu turpërimin e Realit në Kupën e Mbretit, Mbape lumturon 3

Kilië Mbape bëri sërish heroin për Real Madridin, kësaj herë në Kupën e Mbretit. Falë dygolëshit të realizuar, sulmuesi francez shmangu turpërimin kundër skuadrës së Talaveras, që militon në ligën e tretë spanjolle.

I lumtur për fitoren, Mbape zgjodhi të gëzojë edhe 3 fëmijë të vegjël që iu afruan njëri pas tjetrit në fushën e blertë. Ata i kërkuan autografe yllit të Realit i cili nuk mund ti refuzonte fansat e tij.

Francezi iu firmosi fanellat që mbanin në duar dhe ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

 

 

Po ndodh...