Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron ish-efektivin e Reneas Arber Paplekajn

18 Dhjetor 2025, 12:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron ish-efektivin e Reneas

Gjykata e Durrësit ka liruar me kusht Arbër Paplekajn, ish-efektivin e RENEA-s, i cili u përfshi në konfliktin me armë në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Nga argumentet e paraqitura, Paplekaj pretendon se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke ia ulur dënimin nga 22 në 7 vite burg. Po ashtu, Apeli ndryshoi edhe akuzën ndaj tij nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani nga radhët e Partisë Demokratike, si edhe Edjon Budani, dhëndri i Xhuvanit, dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale, kur struktura informale e ngritur nga Partia Demokratike për “mbrojtjen e votës” ndaloi makinën e Mehmet Grecës, me pretendimin se ai po shpërndante para në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Greca thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin. Nga ana e PD-së ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan, pjesë e së cilës ishte edhe Arbër Paplekaj.

Po ndodh...

ide