Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë: Çoni Ballukun në burg!

18 Dhjetor 2025, 10:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë vendet e ministrave

Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, pa nisur ende seanca plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.

Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

 

Po ndodh...