"This is a shame, your fantasy and madness has reached its peak"/ Boçi explodes in the Parliament: There is no agreement or consensus on Territorial

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi akuzoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme mazhorancën se po i merr të gjitha nëpërmjet pushtetit të saj të votave dhe në mënyrë të njëanshme, edhe aty ku është vendosur pariteti.
Ai nënvizoi se opozita nuk pranon ultimatume, por kërkohet dakordësi për Komisionin e Territoriales dhe vendimet duhet të merren nga të dyja palët aty ku ka bashkëkryetarë. Ai e quajti turp ultimatumin e socialistëve nga Konferenca e Kryetarëve dhe përpjekja për ta marrë kontrollin e Territoriales.
“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është e nxituar. Ka pasur vetëm një ultimatum nga. Kur ka një kryetar thirret nëpërmjet dakordësisë që thirret nëpërmjet komisionit me nënkryetarin, sekretarin dhe kryetarin, ku jemi këtu, në parlament apo jashtë parlamentit. Ka dakordësi, nuk ka ultimatum, le të dalë bashkëkryetari këtu dhe ta thotë. Unë jam bashkëkryetari, po ju them nuk janë thirrur me konsulencë për të zgjedhur nënkryetarin dhe sekretarin e Komisionit”.
Më tej ai vuri në dulje se ultimatumet e mazhorancës nuk kanë vlerë, sepse opozita do e gjejë zgjidhjen në shesh me qytetarët.
“Kjo është e turpshme dhe më e turpshme ultimatumi në Koneerencë. Nëse do e ktheni në ndëshkim për opozitën, bëjeni. I morët të gjitha, merrni edhe Komisionet e Përhershme, merrni dhe anëtarët e komisionit. E shikoni ku ka arritur fantazia dhe çmenduria juaj, anëtarët e komisionit kërkojnë ndryshimin e komisionit. Si mundet e njëjta trupë që e ka votuar atë, të votojë përsëri për të hequr paritetin e vendosur po nga ju. Pse mo, çfarë jeni ju që i bëni këto, pa dakordësi, e bëtë reformën territoriale, ishit ju dhe dështuat. Ne do jemi në shesh dhe jo me ju, jo me shumicën tuaj, ky është turp por me ju çfarë nuk shihet dhe çfarë nuk dyshohet. Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme në Komision, mbledhja thirret me kryesinë e Komisionit dhe nuk dilni dot në konkluzion që kemi qenë apo jo”, u shpreh ai.
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

