Predikonte në rrjete sociale por jetonte në luks/ Gjykata zviceriane dënon imamin kosovar, 120 makina e 24 mijë franga pas mashtrimeve sistematike

120 makina, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm, kredi të papaguara. Një sheh nga Kosova përfshiu familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës, në mashtrime sistematike. Nga një gjykatë zvicerane ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg - dhe 3 vjet ndalimhyrje në Zvicër, raporton gazetari Enver Robelli.
Kujtojmë se Sipas mediave zviceriane, ky imam i cili në rrjete sociale u predikonte mirësinë gati 8000 ndjekësve të tij, tani akuzohet nga drejtësia zvicerane si truri i një skeme komplekse të krimeve ekonomike që ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona frangash.
Në këtë skemë kriminale, ka qënë i përfshirë jo vetëm imami por edhe një rreth i gjerë familjar i tij, i cili përfshinte ish-bashkëshorten, vajzën, tre djemtë e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. Në total 8 persona u përballën me drejtësinë në një seri veprash kriminale të lidhura njëra me tjetrën që shtrihen në një periudhë dhjetëvjeçare.
Sipas aktakuzës, i dyshuari kryesor, imami, 57-vjeçar se i çoi kompanitë në falimentim gjatë një periudhe prej rreth dhjetë vitesh, përdori kredi hipotekare jo për rinovimin e pronës, por për shpenzime private, dhe mori kredi bankare në mënyrë mashtruese për shpenzime private duke përdorur kompani fiktive.
Ai akuzohet më tej për evazion fiskal dhe për marrje mashtruese të kredive për Covid-19 përmes deklaratave të rreme. Ai dyshohet gjithashtu se ka deklaruar paga mujore fiktive për djemtë dhe ish-gruan e tij me qëllim që të siguronte lejet e tyre të qëndrimit nga autoritetet.
“Hetimet e policisë kishin nisur me një bastisje në një vilë luksoze afër Zürichut, për të cilën shehu paguante qira marramendëse prej 24 mijë frangash në muaj. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm. Sipas prokurorisë, ky sheh luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran me bilance të falsifikua” ka raportuar më tej në artikullin e tij Robelli.
I cili më tej ka shkruar se ndonëse para zyrave të shtetit imam-shehu deklaronte se ishte i varefër, familja e tij kishte një flotë prej 120 makinash. Mes tyre bien në sy vetura të tipit Porsche Panamera, disa modele Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury. Si merakli i veturave shehu shpenzoi rreth 100 mijë franga vetëm për blerjen e tri tabelave të regjistrimit me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankand si simbole prestigji.
Si u dënuan faliljarët e imamit?
Sipas raportimit të bërë nga Enver Robelli: Sa i përket anëtarëve të tjerë të familjes, përfshirë ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët, gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat ose t’i dënojë me gjoba minimale. Arsyetimi i gjykatës ishte se brenda familjes mbretëronte një strukturë strikte patriarkale ku shehu vendoste për çdo gjë. Fëmijët dëshmuan se kishin nënshkruar dokumente verbërisht për shkak të besimit ndaj babait dhe nuk kishin njohuri për financat. Madje, për shkak të muajve të kaluar në paraburgim, vajza dhe njëri nga djemtë e tij do të dëmshpërblehen me rreth 70 mijë franga nga shteti, pasi gjykata vlerësoi se nuk mund të ketë “përgjegjësi kolektive” për mëkatet e kryefamiljarit.
Gjatë procesit, shehu kërkoi falje duke u arsyetuar se si prijës fetar nuk dëshironte të figuronte publikisht si pronar biznesesh, andaj përdori anëtarët e familjes. Gjykatësja ishte e bindur se energjia kriminale e shehut kosovar ishte rritur me kalimin e kohës dhe dënimet e mëparshme me gjoba nuk kishin pasur asnjë efekt reflektimi tek ai. Njëri ndihmës i shehut u dënua me kusht, aktgjykimi për tjetrin do të pasojë më vonë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

