Miratohet akti normativ, ulet me 20% akciza për karburantet nëse çmimi i përcaktuar nga Bordi i Transparencës kalon 220 lekë/ litri

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi miratimin e Aktit Normativ për uljen e akcizës, për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve si pasojë e konfliktit në Iran dhe luhatjeve ndërkombëtare të tregut.
Ky akt parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, arrin: mbi 220 lekë për litër për naftën dhe mbi 200 lekë për litër për benzinën.
Masat do të jenë në fuqi deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare, duke siguruar mbrojtjen e qytetarëve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në këtë periudhë kritike.
“Ne jemi të angazhuar plotësisht që t’i përgjigjemi me përgjegjshmëri çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të prodhuara si rezultat i këtij konflikti, por edhe të mbrojmë buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në një moment kritik si ky që po përballet bota sot”, tha Malaj.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128