KQZ i dërgon shifrat Erion Braçes, ja sa vota ka marrë deputeti socialist nga 2001: Mbështetja në 20 vite vetëm është rritur

3 Prill 2026, 17:13 / POLITIKË ALFA PRESS

KQZ i dërgon shifrat Erion Braçes, ja sa vota ka marrë deputeti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur zyrtarisht deputetit socialist Erion Braçe, pas kërkesës së tij për të administruar rezultatet zgjedhore ndër vite. Institucioni që menaxhon dhe administron zgjedhjet, i ka dërguar Braçes mbështetjen popullore në dy dekadat e fundit.

Nga viti 2001, kur KQZ ka nisur të regjistrojë informacion për herë të parë dhe deri në vitin 2021, Erion Braçe ka marrë mijëra vota, duke nisur nga Berati, Divjaka, Lushnja dhe Fier. Një mbështetje që ka ardhur duke u rritur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk jep informacion për dy betejat e para elektorale të politikanit socialist, 1996 dhe 1997, si dhe nuk ka përfshirë zgjedhjet e fundit të 11 Majit 2025, referuar dokumentit të siguruar nga VNA.

Viti 2001: 59,08 %
Viti 2005: 40,07 %
Viti 2009: 48.3 %
Viti 2013: 45 %
Viti 2017: 57.2 %
Viti 2021: 52,8 % (15 622 vota personale)

KQZ i dërgon shifrat Erion Braçes, ja sa vota ka marrë deputeti

Deputeti socialist dhe një nga politikanët më të rëndësishëm në radhët e së majtës shqiptare, Erion Braçe ka shprehur zyrtarisht ambicien për të garuar për kryebashkiak të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2027, pasi Erion Veliaj nuk mund të kandidojë sërish sepse ka arritur 3 mandate.

Ai kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t'i vinte në dispozicion një pasqyrë të plotë të rezultateve elektorale ndër vite menjëherë pas njoftimit të kandidaturës, ndërkohë që i pari i socialistëve në anën tjetër, Edi Rama, mbështet Ogerta Manastirliun.

Ai është shprehur se ajo do të jetë e propozuara e socialistëve për të pasuar Erion Velinë, por tashmë që në skenë ka dalë edhe Erion Braçe, pritet me interes se çfarë do të vendosë ai, nëse do e konsiderojë bashkëpunëtorin dhe socialistin e hershëm, apo do të vazhdojë me Ogertën.

Po ndodh...

ide