Salianji teases Noka: Oh Flamur, little girl, do you remember when you came to Fier prison in a dress?!

Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të Flamur Nokës, i cili në një postim shkruante se Salianji hiqet si opozitar dhe nuk e sulmon kurrë Ramën.
“Humor alla Babale. Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin. E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera”, shkruante Noka.
Në postim, Salianji e quan Nokën, “Mul Çupëlina” e “bulldogu i Sali kolltukut”.
"Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!", thotë Salianji.
“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.
Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.
Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!
Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.
Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.
Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo është drama e PD dhe shoqërisë, e për këtë do vazhdoj te luftoj”, shkruan Salianji.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128