
Ancelotti bën gati “valixhet”, Zidane dhe Mourinho emrat që mund ta zëvëndësojnë

Në Spanjë vijon të bëjë shumë jehonë e ardhmja e Carlo Ancelottit, më saktë kush do të jetë pasuesi i tij, pasi në këtë pikë janë të sigurt, në fund të këtij sezoni italiani do të largohet nga Real Madrid. Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar në krye të Realit, por me sa duket stafi drejtues ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave spanjolle, në majën e listës së dëshirave është një ikone e këtij klubi, Raul Gonzales Blanco, aktualisht trajner i akademisë.
Prej vitesh një emër fiks në Madrid është edhe Pochettino, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez. Tekniku argjentinas është i papunë, do pranonte me kënaqësi të drejtonte në Madrid. Një tjetër emër i madh është edhe Thomas Tuchel, gjithashtu i papunë.
Nuk mund të mungojnë në listën e dëshirave edhe dy emra të tjerë, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho. Në lidhje me Carlo Ancelottin, të gjithë rrugët e dërgojnë në krye të Brazilit në përfundim të këtij sezoni.
ideas


Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128