
Festë dhe gola në pjesën e parë, Shqipëria e fortë për Andorrën

2025-03-24 21:36:54 / SPORT
Ka përfunduar pjesa e parë Shqipëri-Andorrë në shifrat 2-0. Kjo pjesë e parë dhuroi festë, ovacione dhe gola duke sjellë një atmosferë fantastike.
Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj.
Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë.
Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejë fesat në shkallët e stadiumit. Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj, pas një zbritjeje fantastike të Armando Brojës, i cili shërbeu saktë për 2:0.

ideas

Edi Rama's tired campaign!
Nga Namir Lapardhaja


5 lessons that Berisha gave to Albanians with his 6 million dollars!
Nga Sidi Hasanaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128