Kushton mbi 100 mln € dhe dëshiron transferimin te Real Madrid
2023-03-20 17:38:13 / SPORT

Josko Gvardiol ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Botërorin Katar 2022. 21-vjeçari ishte një nga surprizat e Kroacisë, që e mbylli Kupën e Botës me medalje të bronztë.
Gvardiol po luan sezonin e dytë me Leipzigun në Bundesligë, që me shumë mundësi do të jetë edhe i fundit për të. Shumë klube të mëdha europiane po e ndjekin prej kohësh.
Në Gjermani theksojnë se dëshira e lojtarit nga Zagrebi është të transferohet te Real Madrid. Por problem mbetet fakti nëse “Los Blancos” janë gati të investojnë më shumë se 100 milionë euro për një qendërmbrojtës.
Gvardiol ka oferta edhe nga klube të Premier League, që janë gati të plotësojnë dëshirat e tij dhe të drejtuesve të Leipzigut.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
