Tirana merr një pikë në Ballsh, bardheblutë i nderon një autogol në minutën e 93-të

Tirana shmang humbjen në limite në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit vendas.
Ballshiotët u shfaqën të rrezikshëm në pjesën e parë megjithatë portieri Visar Bekaj u tregua i gatshëm për të mbrojtur katërkëndëshin e tij. Ndërkohë në fraksionin e dytë, Tirana niset vrullshëm madje duke gjetur edhe golin me anë të Lushkjes.
Por, pas konsultimit me sistemin VAR, goli i bardhebluve u anulua. Megjithatë, goli vjen në krahun tjetër me Bylisin që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Esquerdinhas në minutën e 66-të. Braziliani shënoi një gol të bukur duke u koordinuar saktësisht në hyrje të zonës bardheblu me portierin Bekaj që nuk arriti ta neutralizonte goditjen.
Pas këtij momenti, kryeqytetasi u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit me Hasanin që u ndal nga portieri Aldo Teqja. Por, mbrojtja vendase u dorëzua në minutën e 93-të, kur topi i goditur nga Hasani u përplas tek këmbët e Damcevskit duke përfunduar në rrjetë. Në këtë formë, Tirana ia doli të evitonte disfatën teksa pas kësaj pike mban kreun me 44 pikë. Nga ana tjetër, Bylis renditet në vendin e nëntë me 28 pikë.
-
Reali Madrid gati ofertën për Harry Kane
18 Mars, 16:02
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

