U shty për shkak të vdekjes së një tifozi, ja kur luhet Granada-Bilbao

2023-12-10 23:09:26 / SPORT ALFA PRESS

U shty për shkak të vdekjes së një tifozi, ja kur luhet

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që ndeshja mes Granadas dhe Athletic Bilbaos, e pezulluar këtë të diel në minutën e 17 për shkak të vdekjes së një tifozi në tribunë të luhet këtë të hënë, në orën 21:00.

Në fakt, kjo ishte edhe kërkesa e klubit bask, për të shmangur një tjetër udhëtim të gjatë drejt jugut të Spanjës.

Në momentin kur ndodhi fatkeqësia (tifozi ndërroi jetë për shkak të infarktit), miqtë po udhëhiqnin 0-1 falë golit të Inaki William.

 

Happening now...

ideas