Nuk i bën ‘derman’ as Armando Broja me 67 minuta në fushë, Everton mund 2-0 Chelsean

10 Dhjetor 2023, 23:01 / SPORT ALFA PRESS

Nuk i bën ‘derman’ as Armando Broja me 67 minuta në

Everton shijon suksesin e tretë radhazi duke mundur 2-0 Chelsean në “Goodison Park”. Ekipi i Dyche ishte i vendosur mirë në prapavijë dhe ia doli të mbante portën të paprekur. Për Blutë nga minuta e parë e nisi Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që luajti 67 minuta në këtë sfidë, duke mos lënë gjurmë.

Goli i parë i takimit u shënua nga Doucoure në minutën e 54, teksa Dobbin “vulosi” gjithçka në të 90+2 minutë. Everton shijon kështu suksesin e tretë radhazi dhe me 13 pikë del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në vendin e 17-të, paçka dhjetë pikëve të zbritura për shkak të parregullsive financiare.

Nga ana tjetër, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi (u mundën nga Man. United) dhe me 19 pikë pozicionohet në vendin e 12-të.



Po ndodh...

ide