Xhaka gol në suksesin e thellë të Arsenalit

2023-04-01 19:15:22 / SPORT ALFA PRESS

Xhaka gol në suksesin e thellë të Arsenalit

Fiton Manchester City por nuk e bën “këmbën pas” as Arsenali që kopjon rivalët dhe mund me të njëjtin rezultat Leeds United në Londër.

Skuadra e Michel Artetas zbriti në fushë vetëm pak çaste pas suksesit të “citizens” ndaj Liverpoolit dhe pas 29 javëve të para kryeson më 72 pikë, kundrejt 64 të kampionëve që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Golin e parë e shënoi Gabriel Jesus në min. 34 ndërsa White dhe sërish Jesus në pjesën e dytë, mbyllën çdo diskutim në “Fly Emirates” ku Kristensen shënoi golin e nderit për miqtë ndërsa në fund, Granit Xhaka gjeti një gol tjetër për suksesin e thellë 4-1.