Shqipëria 2-0 Bjellorusia, kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë me avantazh të dyfishtë

2026-09-26 21:37:00 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria 2-0 Bjellorusia, kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë

Shqipëria po zhvillon një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë në kuadër të Nations League, me kuqezinjtë që kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, 2-0.

Sfida nisi me ritëm, teksa Shqipëria u shfaq menjëherë në kërkim të golit. Në minutën e 5-të, Manaj pati një mundësi të mirë për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa dy minuta më vonë Bjellorusia iu afrua golit, por kuqezinjtë shpëtuan.

Në minutën e 16-të, Seferi provoi me kokë, por pa mundur të gjejë rrjetën.

Goli i parë erdhi në minutën e 33-të. Gjimshiti fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë ishte Asllani që nuk gaboi, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe në fundin e pjesës së parë gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 45-të, Muçi realizoi dhe dyfishoi avantazhin e Shqipërisë.

Shqipëria 2-0 Bjellorusia

Minutë pas minute

45’ – GOOOOL! 2-0 për Shqipërinë! Muçi gjen rrjetën dhe dyfishon avantazhin e kuqezinjve pak para pushimit.

33’ – GOOOOL! Shqipëria kalon në avantazh! Gjimshiti fiton një penallti dhe Asllani tregohet i saktë nga pika e bardhë. 1-0 për kuqezinjtë.

16’ – Seferi tenton me kokë, por pa rezultat.

7’ – Shpëton Shqipëria! Bjellorusët afrohen pranë golit, por kuqezinjtë arrijnë të evitojnë pësimin.

5’ – Shqipëria “flirton” me golin me anë të Manajt. Rast i mirë për kuqezinjtë.

1’ – Nis ndeshja në “Air Albania”.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj.

Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski.

Po ndodh...

ide