Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit, qarkullimi pa probleme

2026-09-26 12:28:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu me intensitet të moderuar.
Gjatë orëve të natës, në disa akse rrugore është evidentuar prani e gurëve dhe dherave, si pasojë e reshjeve. Gjatë mëngjesit të sotëm, prezencë inertesh është konstatuar në akset e Shishtavecit, Valbonës, Qafës së Malit dhe Bushtricës.

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në këto akse, duke bërë të mundur largimin e gurëve dhe dherave nga rruga. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet për akse problematike apo pengim të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, në bashkinë Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Kryesisht, reshjet kanë përfshirë bjeshkët e Markofçës, ku ndodhen edhe banorë që vijojnë të qëndrojnë në stane.

Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e të borës kanë sjellë tashmë një panoramë tipike vjeshtore në zonën e Kukësit, ndërsa shërbimet e mirëmbajtjes vijojnë të monitorojnë akset rrugore

 

Po ndodh...

ide