Zhgënjim në debutim, Italia mposhtet 0-2 nga Belgjika, Van Bommel e nis me buzëqeshje

Debutim ëndrrash për Van Bommel, Italia e Mancinit mposhtet 0-2 nga Belgjika.
Në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 në Ligën A të UEFA Nations League, Italia u mposht në shtëpi me rezulatin 0-2 nga Belgjika. Kjo përballje shënoi rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e “Azzurre-ve”, por nata i takoi teknikut tjetër, Mark van Bommel, i cili mori një fitore tejet të rëndësishme në debutimin e tij në krye të përfaqësueses belge.
Belgët e nisën ndeshjen me mjaft personalitet dhe gjetën avantazhin që në minutën e 20-të, kur Mika Godts dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Mancini kërkoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me lëvizje taktike, por goditja e dytë dhe përfundimtare për italianët erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të, Dodi Lukebakio realizoi golin e dytë për Belgjikën, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 0-2.
Një start i shkëlqyer për epokën e Van Bommel te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Mancini do të ketë mjaft punë për të rregulluar mbrojtjen dhe efikasitetin e kombëtares italiane për ndeshjet e ardhshme.
Po ndodh...
An Open Letter to Ambassador Eric Wendt
ide
The unintelligent head of intelligence of a country ruled by a lunatic!
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128